Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të martë në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”.
Rreth orës 05:30 në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”, automjeti i Repartit Ushtarak Vau i Dejës është përplasur me një autobot.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 5 ushtarë dhe një infermiere, të gjithë banues në Shkodër.
Shkak dyshohet defekti që pësoi goma e automjetit të ushtrisë, ku është çarë dhe për pasojë ka humbur kontrollin, duke u përplasur me një autobot i cili ishte duke udhëtuar në këtë kryqëzim dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar 5 prej ushtarëve Gjon Huba, Ermal Qerri, Jodise Bushati, Denis Ledi, Denis Kola dhe infermierja Rushe Deda.
Sipas informacioneve të gjashtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa infermierja është dërguar për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës, ndërsa ushtarët ndodhen në spitalin e Lezhës.
Ata ishin nisur drejt Mirditës për shuarjen e flakëve.
Top Channel