Pas përplasjes me një të vdekur dhe 5 të plagosur/ Sërish të shtëna me armë në lagjen “Aktash” të Prishtinës

03/09/2024 14:58
Prishtinë

Sot rreth orës 14:00 kanë ndodhur sërish të shtëna armë në rrugën “Gazmend Zajmi”, në lagjen “Aktash” të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

“Sot rreth orës 14:20, kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA