Nga shkarkimet në PS tek protestat e PD, Grida Duma: Deputetët socialistë të surprizuar, kampi blu vijon…

03/09/2024 08:27

Moderatorja e “Top Story” Grida Duma, bëri një editorial të gjatë të ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë verës së këtij viti.

Në nisje të këtij sezoni të programit, ajo përmendi vrasjet dhe ngjarjet e dhunshme që kanë bërë bujë mediatike, përfshirë edhe vrasjen në Pogradec.

Ndër të tjera bëri dhe një krahasim mes situatave brenda PS-së dhe PD-së, parti të cilat Duma preferoi t’i quante kampe.

Për sa i përket ndryshimet në qeverinë e PS-së, moderatorja u ndal tek reagimet e deputetëve që ishin në Kongres. Protestat e PD-së dhe fjalimet nga ballkoni, sipas Grida Dumës nuk solllën asgjë të re.

“Klimë e nxehtë e verës që është shoqëruar me klimë të nxehtë të të sjelljes sociale shqiptare, të agresivitetit në shumë raste, të përplasjeve dhe të dhunës. Mediat kanë raportuar pak politikë, pasi ka qenë e pakët dhe e mpirë, por nuk ishte aspak pushim për gjendjen mendore të qytetarëve. Shumë ka pasur përplasje shoqërore, nga ato më të voglat tek më të mëdhatë, si dy vrasjet, makabritetet që kanë ndodhur në Pogradec…

A kemi ndryshuar ndopak, megjithëse në një mënyrë ose një tjetër, ata që qeverisin duan t’i vënë një kapak, duke thënë që turizmi është arritja më e madhe e kësaj qeverisjeje, duket si jo së paku si një perceptim i joni. Kjo është ajo klimë e vogël që nuk kemi raportuar në “Top Story”.

Nga ana tjetër klima e politikës sapo ndaluam programin, në kampin rozë nuk ishte aspak rozë. Ishte përcaktuar një ditë që do të niste Kongresi i PS-së, i cili paraqitej me një propagandë të mirë. Por e vetmja gjë rozë në kampin rozë ishte kur mediat fokusonin fytyrat dhe reagimet e ofiqarëve të PS-së, që prisnin të surprizuar se çfarë do të ndodhte me fatet e tyre politike. Shumë ishin ata që argumentuan se kjo është intriga dhe jo politika e tyre korridoreve.

Kampi blu pati vijimësi të atij trekëndëshi të Bermudës që fillonte me mesazhin në ballkon dhe pritjen e mesazhit poshtë ballkonit me protesta dhe përcjelljen e këtyre direktivave nga ballkoni përpara Bashkisë. Një trekëndësh që vazhdoi për inerci por që për mua nuk solli asgjë të re. Ky do të jetë një vit politik interesant”, u shpreh Duma.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA