Meshkujt me këtë emër kanë më shumë gjasa të besojnë në ‘konspiracione si toka e sheshtë’ (fotot)

03/09/2024 21:34

Studiues në Britani kanë gjetur kohën të llogarisin se vitet e fundit janë meshkujt që besojnë më shumë në teori në dukje të pabesueshme, madje ata me këtë emër të caktuar, janë më të pritur drejt ideve të pazakonta se të tjerët.

Megjithëse shkencëtaret thonë vazhdimisht se toka është e rrumbullakët, por ka disa ‘konspiracionistë’ që besojnë se është në fakt e sheshtë.

Rrjeti britanik Daily Star shton se sondazhi zbuloi se ¼ e britanikëve besojnë se uljet në hënë me anijen Apollo 13, janë gjithashtu të rreme.

Studimi anketuesve MrQ, bazohej në të dhënat e rrjetit TikTok për 2,000 përdorues, dhe zbuloi se gjysma e përdoruesve britanikë besonin të paktën një nga teoritë madhore të konspiracionit, ku kryesorja ishte ajo e uljeve të rreme në hënë, që sipas tyre ‘janë xhiruar në studio televizive’.

Statistika më e çuditshme ishte se meshkujt me emrin ‘Andy’ (72%) ishin më të bindur për të besuar te teori të tilla. Burrat ishin më të pritur të besonin në teoritë e njohura tashmë si “konspiracioniste”, në krahasim me gratë (52% përkundër 48%). Deri dy dekada me parë raportohej se femrat kryesonin ne përqafimin e ideve të pazakonta.

Sondazhi i rrjeteve sociale tregonte se emrat që kishin më shumë gjasa të besonin në teori ‘kundër rrymes’ kryesore, ishin Andi (72%), Craig (67%), Fred (60%), Thomas (60%), Sophie (59%), James (58%), Steven (58%), Brian (57%), Lorraine (56%), and Dean (54%).

Një në 10 njerëz në Britani besonin se kontaktet me jashtëtokësorë janë bërë por kjo mbahet e fshehtë për publikun, ndërsa 7% e përdoruesve besonin se në zonën ushtarake ‘Area 51’ në SHBA jetojnë forma të shumta alienësh.

Një tjetër 5% e tyre mendonin se muzikantët e njohur në të gjithë botën japin mesazhe subliminale me anë të lirikave të tyre për të nxitur kontrollin e nënshtrimin e popullatës ndaj sunduesve.

Një tjetër temë e këtij debati ishte se 20 përqind e britanikëve besojnë se një grup elitar egoist i quajtur Iluminati, kontrollojnë çdo qeveri e çdo industri të botës.

Një nga konspiracionet më popullore në rrjetin TikTok ishte ai për speciet ‘reptile’, zvarraniko-humanoide që jetojnë mes nesh, ku thuhet se përfshihen liderë të njohur, artistë të famshëm dhe të tjera figura me influencë botërore.

Në rrjetin TikTok gjendeshin 54,600 video ku detajohej sesi ‘një racë zvarranikësh ka infiltruar racën tonë’, duke përfshirë dhe “prova” se familja mbretërore angleze është në fakt reptile, shkruan Daily Star.

Ka gjithashtu mes atyre që mendojnë se në fakt toka është e sheshtë, se graviteti është një koncept i sajuar, dhe se planeti rrethohet një unazë akulli e mbulohet nga kupola e quajtur ‘firmament’, çka besohej nga 3% e britanikëve

Në një nga videot virale  për tokën e sheshtë në rrjet, Elon Musk diskutonte me gazetarin Joe Rogan. Ky i fundit e pyet Musk: “A ke menduar ndonjëherë për lëvizjen popullore te tokës së sheshtë?”

@theoryofjoerogan Joe Rogan’s Flat Earth Theory With Elon Musk 🌎 #joerogan #joeroganpodcast #joeroganclips #jre #jreclips #elonmusk #elon #mystery #conspiracy #conspiracytiktok #flat #flatearthdebunked #flatearther #foryou #foryoupage #fyp #earth ♬ eredeti hang – Theory of Joe Rogan


Një komentues thoshte: “Firmamenti është arsyeja e vetme pse besoj se toka është e sheshtë”.

Ndërsa një tjetër shtonte: “Hmmm.. Unë nuk besoja më parë te toka e sheshtë, por reagimi i fytyrës së Elon kur dëgjoi pyetjen, më bën ta mendoj dhe një herë.”/DailyStar/

FOTO GALERI
1/2
Ka gjithashtu mes atyre që mendojnë se në fakt toka është e sheshtë, se graviteti është një koncept i sajuar, dhe se planeti rrethohet një unazë akulli e mbulohet nga kupola e quajtur ‘firmament’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA