Kongresi që hapi Normalen e Elbasanit, 115 vite më parë u morr vendimi për përgatitjen e mësuesve të gjuhës shqipe

03/09/2024 17:01

Përmes një ekspozite të titulluar “Kongresi i Arsimit Mbarëkombëtar Shqiptar”, është përkujtuar 115-vjetori i Kongresit të Elbasanit, ngjarja e rëndësishme historike e cila do të vendoste hapjen e shkollës së parë Normale që  do të përgatiste mësues për Shqipërinë. 

Detyrë e asaj kohe dhe porosi e Kongresit ishte ruajtja dhe përçimi i Gjuhës Shqipe. Sot 115 vite më pas Gjuha Shqipe ndihet e rrezikuar ndër brezat e rinj.

Ekspozita u bë e mundur nga Muzeu  Historik Kombëtar i cili nis një cikël aktivitetesh në të gjithë vendin për përkujtimin e datave të rëndësishme të cilat kanë bërë historinë e këtij kombi.

Kongresi i Elbasanit u mbajt në këtë qytet, jo vetëm për pozitën gjeografike të përshtatshme dhe lidhjet me të gjithë qytetet, por mbi të gjitha për kontributin që intelektualë e patriotë të asaj kohe kishin dhënë për vendin. Për shkak të këtyre ngjarjeve të rëndësishme, Elbasani mban ende me dinjitet titullin “qyteti i dijes dhe arsimit.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA