Familjarët darkojnë e refuzojnë të paguajnë faturën 400 paundë pas kontradiktës në restorantin italian në Britani (fotot)

03/09/2024 15:26

Një familje që darkoi në një restorant italian në rreth 400 paundë bërxolla e specialitete makaronash, raportohet se ia ka mbathur pa paguar me pretendimet se ushqimi “nuk kishte vlerë”.

Tavolina me dhjetë vetë ku përfshiheshin, burra gra e fëmijë shprehu pakënaqësinë e tyre me gjestin ekstrem dhe tashmë e gjejnë veten të publikuar në të gjitha mediat e vendit, edhe pse ata thonë se ajo që bënë ishte çfarë meritonin punonjësit e restorantit.

Incidenti u regjistrua nga kamerat e sigurisë në restorantin La Banca në Selsey, ku pronari Neil Kimber raportohet se ishte “tërbuar” nga veprimet e grupit të familjarëve prandaj sipas tij ata duhet të “emërohen e të turpërohen”.

Duke përshkruar incidentin e fundjavës ai tha për mediat: “Ata thanë se ushqimi ishte ‘i keq’ dhe nxorrën një tufë prej 1,000 paundë para të thata dhe lanë 60 paundë në tavolinë kur unë i pyeta nëse ‘edhe pijet kishin qenë të këqija’.. ata e dinin mirë çfarë po bënin”.

Problemet me tavolinën kishin nisur që prej fillimit të mbrëmjes me rezervimin, dhe më pas me vonesat ne pjatat e makaronave ‘ragu e carbonara’ me specialitete mishi.

Neil dënonte me fjalë të rënda grupin e kientëve që nuk paguan, duke thënë: “Këta bastardë do të na falimentojnë, sidomos biznese të vogla si unë”.

Drejtuesi restorantit tha se ankesa të tilla ekstreme të klientëve po bëheshin gjithnjë e më të shpeshta, edhe pse sipas tij ushqimi ishte vendas e i papërpunuar.

Pronari i zemëruar shtonte: “Ne jemi një biznes familjar dhe i vlerësojnë gjykimet që lënë klientët në rrjet. I gjithë ushqimi ynë është nga lokaliteti, jo nga korporatat, prandaj mund të jetë më i shtrenjtë sesa ushqimet që vijnë nga supermarketi”.

Ai shtonte se nuk do ta raportonte çështjen në polici por vetëm në media pasi edhe në të tjera raste policia nuk kishte vepruar. “Këta njerëz duhen emëruar e turpëruar,” shtonte Neil, sipas rrjetit vendas The Mirror.

FOTO GALERI
1/3
Tavolina me dhjetë vetë ku përfshiheshin, burra gra e fëmijë shprehu pakënaqësinë e tyre me gjestin ekstrem dhe tashmë e gjejnë veten të publikuar në të gjitha mediat

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA