“Dikur i doja ‘bad boys’, por sot…”, ish-banorja e Big Brother VIP zbulon djalin që i ka vjedhur zemrën, politikan?

03/09/2024 12:40

Moderatorja e njohur, Erjola Doçi, ka zbuluar mëngjesin e sotëm se është në një lidhje dashurie.

E ftuar në emisionin “Wake Up”, moderatorët e ngacmuan paksa në lidhje me jetën e saj personale. Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” u shpreh: Jam në një njohje, por kaq mund të them.

Erjola gjithashtu tregoi edhe karakteristikat që dëshiron që të ketë mashkulli i saj ideal.

“E di ku është e çuditshmja, se dikur vija me karakteristika fikse, e dua kështu, e dua ashtu. Tani jo, më pëlqen ajo energjia që o ndodh, o nuk ndodh. Nuk kam tashmë një karakteristikë fikse, dua thjeshtë të më bëjë të ridashurohem përsëri. Dua shumë të dashurohem”.

Më pas ajo shtoi se ka filluar që të pëlqejë njerëzit akademikë, jo si dikur që donte ‘bad boys’.

“Kam filluar të pëlqej njerëzit akademikë, se dikur doja “bad boys”. Preferoj njerëz akademikë sepse mendoj se mund të kesh një bashkëjetesë më të gjatë me ta, mund të kesh diçka më serioze dhe të konsoliduar. Mua më përpara them të më hysh në tru se sa në zemër”.

E pyetur nëse do donte një burrë nga fusha e politikës, pasi edhe ata janë akademikë, Erjola habiti me përgjigjen e saj.

“Jo me thënë të drejtë, ata besoj janë mafia e vërtetë, nuk do më pëlqente”./ TAR

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA