DETAJET/ Plagosen me armë zjarri dy persona në Tiranë, zbardhen emrat, njëri prej tyre u qëllua në këmbë, tjetri në kraharor

03/09/2024 15:13

Plagosen me armë zjarri dy persona në “Don Bosko” në Tiranë.

Të plagosurit janë Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç. Ky i fundit është plagosur në këmbë, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, autori është larguar në këmbë pasi ka qëlluar mbi dy personat.

Mësohet se shënjestra e atentatit ishte Elezi, ndërsa rezulton i dënuar për prostitucion në Itali.

“Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, sipas policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA