Atentati me dy të plagosur në “Don Bosko”, reagon Salianji: Duhen këputur lidhjet e drejtuesve të policisë me krimin

03/09/2024 18:44

Deputeti i PD Ervin Salianji ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në kryeqytet, ku nga një atentat mbetën të plagosur dy persona dhe ende nuk ka asnjë autor të arrestuar.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Salianji shkruan se ngjarjet e pafundme janë tabela e degradimit të vazhdueshëm dhe rënies pikiadë të situatës së sigurisë dhe rendit publik.

Krimi godet objektivin në mes të kryeqytetit, në mes të qyteteve, në çdo zonë, kudo të duan sipas kërkesave të porositësve.
Krimi e bandat nuk njohin frikë e as shqetësim se do përballen me autoritetin e shtetit!
Ngjarjet e pafundme janë tabela e degradimit të vazhdueshëm dhe rënies pikiadë të situatës së sigurisë dhe rendit publik.

Fati, mbetet të jetë rojtari i qytetarëve! Policia as parandalon, as kap; policia vetëm informon, sikur të ishte agjensi lajmesh. Madje në rastet e përfshirjes së zyrtarëve rilindas në krime ka rolin e mbuluesit të ngjarjes dhe manipulimit!

Vetëm këputja e lidhjeve të drejtuesve të policisë me krimin, promovimi i profesionistëve, dhe depolitizimi i policisë do ta bëjë efiçente policinë e shtetit që ka brënda radhëve të saj profesionistë që meritojnë të jënë në krye të luftën ndaj krimit dhe jo të dhunohen nga krerët e kapur prej krimit.

Çlirimi i policisë nga prangat e krimit dhe lufta pakompromis ndaj çdo forme të kriminalitetit është emergjencë për të kthyer rendin dhe sigurinë!“-shkruan Salianji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA