Atentat i dështuar në “Don Bosko”! Pasi plagosi me kallashnikov dy persona, autori u largua me motor, i maskuar me kapele

03/09/2024 15:24

Plagosen me armë zjarri tip kallashnikov dy persona në “Don Bosko” në Tiranë, në një atentat të mirëorganizuar, por të dështuar.

Të plagosurit janë Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç. Elezi është plagosur në kraharor dhe krah, kurse 22-vjeçari është plagosur në këmbë, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Mësohet se shënjestra e atentatit dyshohet të jetë Elezi, ndërsa rezulton i dënuar për prostitucion në Itali.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, autori është larguar me motor pasi ka qëlluar mbi dy personat.

“Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, sipas policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Sipas dëshmitarëve, autori mbante një kapele në kokë, për t’u mos identifikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA