Të shtënat me armë zjarri në Prishtinë! Shkak dyshohet konflikti mes dy familjeve, disa muaj më parë…

02/09/2024 09:34

Detaje të reja janë zbuluar nga të shtënat me armë në Kosovë, të cilat i morën jetën një personi dhe plagosën rëndë pesë të tjerë.

Të plagosurit janë Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi. Ata ndodhen në gjendje të rëndë.

Mediat në Kosovë raportojnë se të shtënat dyshohet se kanë qenë pasojë e konfliktit midis familjeve Sekiraqa dhe Capat. Nga familja Capa, disa muaj më parë është plagosur një person.

Policia e Kosovës ka aktivizuar Unazën e Çeliktë, duke shtuar kontrollet në vende të ndryshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA