Pedagogia Iris Luarasi ka komentuar lëvizjet e fundit të bëra ne qeveri në kongresin e PS-së së mbajtur në fund të korrikut.
Në studion e Top Story, Iris Luarasi tha se këto lëvizje kanë qenë praktikë e Ramës që kur ai mori qeverinë. Ajo tha se për lëvizjen e Taulant Ballës nga ministria Brendshme, nga zëra brenda PS thuhet se kjo ndodhi për shkak se ai do të drejtojë fushatën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
“Nuk mendoj se kishte ndonjë gjë të re përveç emrave. Këtë gjë Rama e ka bërë në mënyrë të vazhdueshme. Kemi ministren Koçiu, nuk vjen nga strukturat.
Të tre prurjet e reja, ishin drejtorë të rëndësishëm. Nga zërat e brendshme thuhet Z. Balla duhej për të udhëhequr fushatën e socialistëve.”-tha Luarasi.
Top Channel