Peleshi zbulon strategjinë e re të komunikimit qeveri-parlament me qytetarët

02/09/2024 20:43

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Niko Peleshi foli sot në nisje të sesionit të ri parlamentar për një reformë të re që ka të bëjë me transparencën e qeverisjes.

Në fjalën e tij në Kuvend, Niko Peleshi tha se transparenca do ngrihet në një nivel që nuk ka qenë asnjëhere. ‘Beteja politike ne një terren transparent, ku faktet janë arma dhe mburoja sipas rastit, është një betejë e fortë dhe e vështirë sidomos për maxhorancën’-tha Peleshi.

Fjala e Niko Peleshit;

“Qe ne fillim të kësaj fjale të parë për këtë sezon qe po fillon sot dua te rikonfirmoj edhe një herë frymën tonë të kahershme të dialogut dhe bashkëpunimit, këtu në sallën e Kuvendit, si dhe në të gjitha komisionet dhe grupet e punës të këtij institucioni.

Ky vullneti i Partisë Socialiste nuk vjen si një përpjekje aritmetike për te shtuar numrat e mazhorancës, por është një përpjekje e sinqertë për t’u dhënë qytetarëve të këtij vendi ligje më të mira, debate të vërteta mbi problemet që i prekin dhe mbi te gjitha vjen si një domosdoshmëri për te arritur me sukses objektivat madhore te procesit te integrimit europian.

Ka disa sfida  te këtij parlamenti qe nuk janë partiake e qe nuk i përkasin një mandati qeverisës. Ato kërkojnë angazhim afatgjate sepse kane te bëjnë me të ardhmen afatgjate te Shqipërisë. Te tilla janë nismat për të përmbushur detyrimet e integrimit europian.

Ne BE nuk do te integrohet qeveria shqiptare por shteti shqiptar dhe shoqëria shqiptare. Dhe shteti nuk është i partive por i shqiptareve ndaj ne këtë proces, këtu ne parlament duhet te përfshihen përfaqësuesit e te gjithë popullit.

Ngritja e Grupit të Dialogut brenda Komisionit të Ligjeve si një filtrues politik paraprak për të gjitha nismat që kërkojnë jo vetëm mazhorancë të kualifikuar, por edhe një konsensus politik më të gjerë, është një arritje që jam i sigurt se Partia Socialiste dhe grupi ynë parlamentar do ta mbështesin dhe fuqizojnë më tej me vullnet të qartë politik. Në këtë frymë, ju ftoj që t’i bashkoheni aktivisht punës së sapofilluar nga dy komisionet e posacme parlamentare shumë të rëndësishëm për stadin ku ndodhet vendi ynë, në rrugën drejt konsolidimit të një shteti demokratik europian.

Në këto momente historike , qytetarët presin nga ne të tregojmë lidership, jo të përhumbemi në konflikte të kota; është koha të veprojmë me mençuri dhe largpamësi. Komisioni i Posaçëm për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin, dhe Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Dezinformimin, janë dy instrumente të cilat Partia Socialiste beson dhe shpreson se do të angazhojnë maksimalisht Parlamentin për të finalizuar një paketë reformash për të cilat Partia Socialiste ka dhënë gjithçka gjatë qeverisjes së saj.

Përfundimi i procesit të screening nga Bashkimi Europian ka lënë shumë detyra dhe masa për institucionet e ndryshme të vendit, për të çuar përpara rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian.

Duke qenë se shumica e detyrave, masave dhe institucioneve të përfshira në këtë proces janë përtej qeverisë, ne kemi marrë përsipër si Parlament të monitorojmë drejtpërdrejt, si dhe të marrim pjesë aktive në ndryshimet e nevojshme ligjore për të plotësuar këto detyra, masa dhe rekomandime të lëna nga Bashkimi Europian.

I gjithë ky proces ka nevojë për bashkëpunimin dhe konstruktivitetin tonë në vijim. Ngritja dhe funksionimi efektiv I Komisionit te Posaçëm parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin do te shenoje nje kapercim te rendesishem ne qasjen tone ndaj te ardhmes europiane sepse keshtu ne do te tregojmë se REFORMAT PERAFRUESE DHE INTEGRUESE EUROPIANE PER NE SHQIPTARET NUK JANE THJESHT DETYRA SHTEPIE, POR JANE NJE VOKACION QE ZE FILL NGA RILINDJA JONE KOMBETARE.

Ne Shqipëri dielli lind nga perëndimi, thane rilindasit tane, duke percaktuar ata detyren tone historike kombetare. Sot mbas me shume se nje shekulli ne jemi me prane se kurre endrres europiane.

Vizioni i kryeministrit Rama per anetaresimin e Shqiperise ne BE brenda vitit 2030, eshte perkthyer ne nje plan pune per qeverine, me detyra, pergjegjesi e afate per cdo institucion. Kuvendi i Shqiperise duhet te beje pjesen e vet te pazevendesueshme ne kete ambicje historike.

Më lejoni të sjell në vëmendje sfidat që na ka lënë Komisioni Europian për vendin tonë, për të kuptuar volumin e detyrave që Parlamenti dhe institucionet e tjera kanë në këtë proces: janë 761 rekomandime nga Komisioni Europian, ku nga këto 390, pra më shumë se 50%, janë për shtetin e së drejtës.

Po të vijmë te masat, janë 548, dhe këtu 77 prej tyre lidhen drejtpërdrejt me luftën kundër korrupsionit, duke iu adresuar 32 institucioneve të pavarura, pa përfshirë qeverinë dhe agjencitë ligjzbatuese brenda qeverisë.

Pra, janë 32 institucione të pavarura që duhet të zbatojnë të gjitha këto masa. Po  aq e rendesishme eshte edhe puna e Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin. Ky komision është një mekanizëm i nevojshëm për të koordinuar përpjekjet e vendit tone kundër çdo tentative për dezinformim që vjen nga jashtë, me synim minimin e vlerave tona demokratike.

PS e ka lene te hapur ftesen per te bashkuar forcat ne keto dy komisione te posacme parlamentare dhe une jam shpreseplote qe do te gjejme gjuhen e bashkepunimit per te miren e perbashket.

Duhet pranuar se dezinformimi dhe lajmi I rreme per fat te keq eshte i pranishem edhe ne sjelljen politike dhe mjedisin mediatik shqiptar.

Zhvillimi teknologjik, sidomos Inteligjenca artificiale krahas te mires se madhe sjell edhe kercenimet e veta per demokracine dhe vullnetin e lire te qytetareve. Eshte ne doren tone te ndertojme me konsenus mure per keto mjete tunduese.

Tundimi per ta mbeshtetur politiken (sidomos opoziten) ne mundesite qe te ofron sot teknologjia digjitale per te dobesuar kundershtarin me lajme te rreme qe ecin shume me shpejt se e verteta, eshte I madh, por ne duhet te kuptojme se kjo eshte nje loje pa fitues. Ne fakt jemi te gjithe humbes.

Opozita e bazuar tek faktet eshte rruga qe te ben fitues, ashtu sikunder qeverisja e bazuar te transparenca e fakteve te mban ne detyre.

Me kete rast une dua te ndaj me ju dhe opinionin publik, mbase per here te pare, nje informacion qe i intereson sa parlamentit e sidomos opozites aq edhe opinionit te gjere, se qeveria shqiptare po punon per te formuluar nje ambicje te re sa i perket transparencës.

Kete hap duhet ta hedhim me guxim ne kete sesion parlamentar, pavaresisht temperatures politike qe do te vije duke u rritur, sa me shume qe iu afrohemi zgjedhjeve. Rasti i fundit i eksportit te mbetjeve te dyshuara si mbetje te rrezikshme eshte nje ilustrim i mire per kete.

Nxjerrja e konkluzioneve dhe shpallja e fajtoreve pa pritur te thone fjalen e tyre institucionet qe po merren me investigimin nderkombetar si OLAF dhe ate te brendshem, pra prokuroria shqiptare, eshte rast tipik i politikes pa fakte, por me aludime spekulative. Nuk i vlen askujt kjo lloj politike. As opozites. Opozita e bazuar tek faktet nuk eshte nje opozite e dobet.

Nga ana tjeter Qeveria transparente e te dhenave te hapura ne kohe reale gjithashtu nuk eshte nje qeveri e dobet.

E kunderta eshte e vertete. Beteja politike ne nje terren transparent, ku faktet jane arma dhe mburoja sipas rastit, eshte nje beteje e forte dhe e veshtire sidomos per maxhorancen.

Pra le ta hedhim kete hap njeherazi, per hir te nje kulture te re politike. Le ta bejme kete marreveshje sot: – ne ta ngreme transparencen ne nje nivel qe nuk ka qene ndonjehere dhe ju te shkeputeni njehere e mire nga e vjetra, nga e paverteta.

Edhe nese kjo tingellon si nje utopi per realitetin ku ndodhet sot debati politik e mediatik ne Shqiperi, eshte e rendesishme ta pranojme si vizion. Nese thuhet do te behet. Nese nuk e bejme ne, do ta bejne ata qe do te vijne pas nesh. Por ne besojme te forca e brendshme e politikes dhe e shoqerise per tu vetpermiresuar, ndaj PS eshte ne ndryshim te vazhdueshem.

Nuk eshte sekret qe eshte pikerisht ky vetpermiresim celesi i fitores dhe kuotave te larta elektorale te PS.

Kultura parlamentare ashtu si gjithe mendesia shoqerore ka procesin e vet te maturimit, ndaj dhe mbetet nje sfide e vazhdueshme per cdo parlament, por ne  nuk duhet te mbyllim kete sesion pa bere hapin tone.

Kritika dhe debati janë thelbësore në një demokraci, por duhet të jenë të bazuara në fakte dhe synime të larta, jo në manipulime dhe grindje të panevojshme. Qytetarët tanë janë lodhur nga politika e konfliktit dhe përçarjes; ata duan dhe meritojnë një politikë që ndërton, që krijon mundësi dhe që mbron interesat e tyre të përbashkëta.

Ne sesion e kaluar, pertej bojkoteve qe cenuan rende punen dhe integritetin e Parlamentit, ne ndertuam edhe histori suksesi ne bashkepunim.

Amnistia Penale, Ndryshimet ne Kodin Zgjedhor e sidomos Vota e diaspores, jane arritje te perbashketa me rendesi te madhe sidomos per shqiptaret qe jetojne jashte Shqiperise.

Le te ndertojme mbi keto arritje dhe t’ia leme te shkuares bojkotin, dhunen verbale, denigrimin e kundershtarit politke.

E ardhmja e Shqipërisë nuk do të ndërtohet nga ata që synojnë përçarjen, por nga ata që guxojnë të bashkojnë forcat për një vizion të përbashkët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA