Njoftim i rëndësishëm! Rihapen regjistrimet për fëmijët që do të fillojnë klasën e parë dhe për klasat e dhjeta

02/09/2024 10:47

Regjistrimet për fëmijët që do të fillojnë klasën e parë dhe për klasat e dhjeta janë rihapur.

Afati i parë ishte parashikuar nga 8 korriku deri në 31 gusht përmes e-albania, por mesa duket jo të gjithë prindërit e kanë shfrytëzuar ketë periudhë.

Njoftim i rëndësishëm për prindërit:

Ju informojmë se ditën e sotme janë rihapur regjistrimet për fëmijët, që do të fillojnë klasën e parë si dhe për ata të klasave të dhjeta, duke zgjatur afatin e regjistrimeve ne shkolla për këdo që ende nuk e ka përfunduar këtë proçes.

Sistemi do të jetë i hapur në platformën e-Albania për regjistrimet në shkollë deri më 6 Shtator.

Lutemi në mirëkuptimin e në kërkesën për të përfunduar proçesin e regjistrimit, përmes e-Albania, të fëmijës/fëmijëve në shkollë, sipas afatit të mësipërm, një proçes që merr vetëm pak minuta nga koha e secilit🙏

Klasat I-ra dhe X-ta
Afati i regjistrimit: 2-6 Shtator
Përmes platformës e-Albania

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA