Drejtori i Informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari komentoi në Top Story zhvillimet e fundit politike, ku sipas tij, marrëveshja Rama-Berisha pasoi ngjarjet e tjera.
Teksa foli për Refomën Zgjedhore, u ndërpre nga gazetari Alfred Lela, i cili e kundërshtoi termin. Sipas tij, ajo që ndodhi nuk ishte reformë zgjedhore, por zbatim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Rakipllari: Marrëveshja Rama Berisha, të gjitha zhvillimet e tjera janë për mua inerci e kësaj marrëveshjeje. Është krijuar një duopol mes këtyre personave që kanë hequr dorë, pavarësish gjuhës së flaktë që përdor Berisha, Rama nuk e përmend më as nongrata. Kjo marrëveshje ka mbyllur mundësinë për desidencë brenda partive.
Ngjarja kryesore është Rama-Berisha, reforma zgjedhore që definon gjërat e tjera. Është reagim ndaj meritokracisë. Gjithçka që ndodhi në kongresin e PS është rrjedhojë. Rama në pamundësi për të ikur vetë, krijon idenë sikur po bën ndryshime. Krijohet ideja sikur diçka ndryshon, por janë eksperimente që duhen parë sesa vlerë kanë. Te PS, pakënaqësi ka shkaktuar por ka zero mundësi reagimi.
Lela: Termi reformë zgjedhore ose ti biem shkurt, ose ti biem barrë dikujt ose është abuzim. Nuk ka pasur reformë zgjedhore.
Rakipllari: Më dukesh si Çuçi kur flet kështu
Lela: Dakordësimi për votën e diasporës që është e vetmja pikë që quhet reformë. PD e ka kërkuar në vitin 2012, nuk është e re. Një vendim i gjykatës Kushtetuese nuk është reformë zgjedhore.
Rakipllari: Vendimi i GJK është shkelur. Nuk po jap një mendim këtu, por është fakt.
Top Channel