“Më thonë pastaj mos u merr me protestuesit”, Rama nxjerr videon nga tubimi në bulevard: Ky patrioti i Çamërisë, i dënuar tre herë në Belgjikë si trafikant droge 26/06 22:59
Fredi Beleri, që sot paradite la qelinë, është pritur nga dhjetëra mbështetës këtë mbrëmje në shëtitoren e Himarës.
Simpatizantë dhe qytetarë himariotë festuan me brohorima dhe fishekzjarrë lirimin e Belerit, i zgjedhur eurodeputet në emër të Demokracisë së Re.
Gjykata e Fierit pranoi sot kërkesën e avokatit, pas tri seancash të dështuara, ku Beleri kërkonte lirimin me kusht. Pas dy orësh qëndrimi në Gjykatën e Fierit, trupi gjykues vendosi për lirimin me kusht të Fredi Belerit, i cili kishte edhe gjashtë javë deri në përfundimin e dënimit.
Top Channel