“Duhet kapur me shkelma” dhe “Fashist”, plas keq mes yllit të Milanit dhe legjendës së Lacios

02/09/2024 22:19

Komentatori i Sky, Di Canio kritikoi qëndrimin e portugezit dhe Theos gjatë ndeshjes në Olimpico kundër Lazios.

Rafael Leao iu përgjigj Paolo Di Canio në platformën X. Sulmuesi i Milanit ka postuar një foto të ish-lojtarit të Lazios, aktualisht komentues i Sky, ku shihet krahu i shtrirë. Një imazh që i referohet një derbi të vjetër të Romës, pas të cilit qëndrimet e Di Canio u kritikuan shumë për qëndrime fashiste.

Përgjigja e Leaos erdhi pas deklaratës së Di Canio që kishte sulmuar portugezin dhe Theo Hernandez për qëndrimin e tyre gjatë pushimit Lazio-Milan. Dy lojtarët, që Fonseka I kishte ulur në stol, kishin vendosur të mos afroheshin te pjesa tjetër e skuadrës duke injoruar kështu edhe udhëzimet e trajnerit të tyre.

“Shokët e skuadrës duhet të kapin me shkelma Leaon dhe Theon për këtë lloj sjelljeje”, pati thënë Di Canio.

“Nuk po flasim për fëmijë, por për lojtarë që përfitojnë nga 10 milionë euro. Është turp, është delegjitimim për profesionistët e këtij sporti, por edhe për një emër të madh si Milani. Shokët e tyre duhet t’i përplasin pas murit”, ka shtuar ish-legjenda e Lacios.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA