Kritikat e SHBA-së për mbylljen e komunave serbe, presidentja Osmani takon zyrtarin amerikan

01/09/2024 18:33

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se ka diskutuar për zhvillimet e fundit dhe dialogun Kosovë-Serbi me të dërguarin e ri të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Aleksander Kasanof.

Takimi i parë mes Osmanit dhe zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Kasanof, u zhvillua në Pragë, ku të dy zyrtarët po marrin pjesë në konferencën e sigurisë, Globsec. Kasanof zëvendësoi Gabriel Eskobar, mandati i të cilit përfundoi në maj.

“Diskutim përmbajtësor mbi zhvillimet e fundit, rëndësinë vendimtare të angazhimit proaktiv e të shtuar të Shteteve të Bashkuara për paqe të qëndrueshme në rajon, si dhe mbi dialogun Kosovë-Serbi”, shkroi Osmani në Facebook.

Takimi mes Osmanit dhe zyrtarit të lartë amerikan u zhvillua një ditë pasi SHBA-ja kritikoi ashpër një aksion të autoriteteve të Kosovës në veri, kur u mbyllën pesë institucione paralele serbe. Sipas Qeverisë së Kosovës, këto institucione kanë funksionuar nën udhëheqjen e Serbisë.

Ambasada amerikane në Prishtinë tha më 30 gusht se veprimet e vazhdueshme të pakoordinuara të Kosovës pasqyrojnë përkeqësimin e partneritetit mes Uashingtonit dhe Prishtinës.

Osmani në një prononcim për Radion Evropa e Lirë deklaroi më se veprimet për shtrirjen e sovranitetin janë legjitime, por sipas saj, suksesi varet nga bashkëpunimi me aleatët.

SHBA-ja, por edhe partnerë të tjerë të Kosovës, së fundi po ashtu kanë kundërshtuar mbylljen e degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës. Ata kanë kundërshtuar edhe synimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen për qarkullim të automjeteve të urës kryesore mbi lumin Ibër, duke e konsideruar të rrezikshme për sigurinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA