Ilir Daja i fund aventurës gati tre vjeçare në drejtimin e FC Ballkanit, bëjnë me dije mediet në Kosovë.
Në drejtimin e Ballkanit, Daja shkroi historinë duke u shpallur për herë të parë kampion me të, një rezultat të cilin e përsëriti por më shumë se kaq, Ballkani u shndërrua në skuadrën e krenarisë së Shqiptarëve në vitet e fundit ku arriti për dy vite radhazi të kualifikohet në fazën e grupeve të UEFA Conference League.
Pas ndeshjes me Malishevën, ku Ballkani pësoi humbje me rezultat 3-2, Ilir Daja u përshëndet me lojtarët e tij, raportojnë mediat në Kosovë.
Tashmë, Daja pritet të rikthehet te Dinamo, skuadër të cilën e drejtoi në sezonin 2010-2011. Fillimisht, pritet një deklaratë zyrtare nga klubi suharekas.
Top Channel