Një mbrëmje e mrekullueshme sportive për David Neres, por e rrënuar nga plaçkitja që i ndodhi në fund të ndeshjes Napoli-Parma.
Teksa ai dhe gruaja e tij ishin në furgon për t’u kthyer në hotel, dy kriminelë thyen xhamin e minibusit dhe i drejtuan armën duke e urdhëruar të dorëzonte orën (vlera e parashikuar 100 mijë euro), gjë që braziliani e bëri menjëherë dhe më pas keqbërësit u arratisën me motor. Më vonë Neresi denoncoi grabitjen në polici dhe u shoqërua në hotel ku e prisnin fansa të cilët nuk ishin në dijeni të asaj që i kishte ndodhur dhe për këtë arsye u dukej e çuditshme të shihnin futbollistin duke iu shmangur të gjithëve me kokën ulur.
Me një gjest të jashtëzakonshëm dhe shumë elegant, bashkëshortja e tij Kira Winona, një modele gjermane, më pas i ka kërkuar falje tifozëve napolitan me një postim në Instagram. “David do të donte t’u kërkonte falje tifozëve që e prisnin jashtë, por teksa po dilnim nga stadiumi pas ndeshjes, dy burra me motor na thyen xhamin e makinës dhe na grabitën me armë”, ka shkruar ajo.
Dopo #NapoliParma, il neoacquisto #Neres è stato subito rapinato: pistola puntata e orologio rubato. pic.twitter.com/dK0aC8m5WR
— Daniele De Felice (@DanieleBibo) September 1, 2024
Top Channel