22 makina janë bllokuar në një javë në Tiranë,m mes tyre 10 me targa të huaja.
Disa prej makinave janë super luksoze të prodhimeve të fundit.
Njoftimi i plotë:
Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:
9 Arrestime dhe procedime penale:
4 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
2 persona për pa leje drejtimi.
1 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
2 persona u procedua për korupsion aktiv
1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike
Masat administrative:
10.731 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,533 në ditë.
52 masa për xhama të zinj.
869 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
346 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
762 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
4 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
509 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
6.845 masa për qëndrim të gabuar.
788 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.
Pezullime dhe bllokime:
17 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
43 raste për tejkalim shpejtësie.
19 raste të ndryshme
22 automjete u bllokuan, përfshirë 10 me targa të huaja.
Top Channel