Zbardhet ngjarja/ Vendosi lëndë plasëse në derën e agjencisë funerale në Shkodër, identifikohet 35-vjeçari! Për shkak të një borxhi…

31/08/2024 09:21

Personi që vendosi një sasi lende plasëse në derën e një agjencie funerale në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër, gjatë orëve të para të mëngjesit më 29 gusht, është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim.

Personi i identifikuar është një 35-vjeçar B.P i cili ka precedent penal për armëmbajtje pa leje.

Nga veprimet hetimore dyshohet se për shkak të një borxhi të pashlyer, ky shtetas ka hedhur në derën e agjencisë funerale në pronësi të bashkëshortëve F. F. dhe A. F., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.  Vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA