Policia britanike ndalon kreun e aktivistëve pro-Palestinës me akuza ‘terrorizmi’ (fotot)

31/08/2024 18:22

Richard Barnard është akuzuar se ka shprehur mbështetje për Hamas dhe për dy raste të dëmit kriminal ne kompani britanike qe furrnizon Izraelin me armë, njoftonin mediat.

Bashkëthemeluesi i grupit britanik të aktivistëve ‘Palestine Action’ është ndaluar sipas ligjeve të terrorizmit, pas disa fjalimeve në zonat veriore të Manchester e Bradford.

Zyrtarët akuzonin Barnard për “shprehje të mbështetjes për organizata të ndaluara nga ligji i Terrorizmit 2000”.

41 vjeçari Barnard do të dalë në gjykatë më 18 shtator.

Ditën e ndalimit të Barnard policia britanike bastisi gjithashtu shtëpinë e një tjetër anëtari të ‘Palestine Action’, për dëmtime në një impjant të sistemeve ushtarake Elbit Systems, prodhues armatimesh që dërgohen për ushtrinë e Izraelit.

Policia ka thënë se javët e fundit ka arrestuar 10 aktivistë që kanë marrë pjesë në sulmet ndaj impjanteve të Elbit në disa qytete të Britanisë si Leicester, Oldham, Shenstone, e Londër.

Grupi përdor veprimin e tij për të dëmtuar punën e kompanisë së armatimeve, dhe për të tërhequr vëmendjen te roli i Elbit në furnizimin e Izraelit me armë.

Protestat e grupit kanë përfshirë zënie të çative të kompanisë, lyerje me bojë të kuqe si simboli gjakut apo fikje të makinerive të fabrikës së teknologjive ushtarake.

Elbit furnizon rreth 85 përqind të dronëve ushtarakë të Izraelit dhe pajisje të tjera tokësore. Ata eksportojnë gjithashtu dronë, pjesë avionësh dhe pjesë elektronike, shkruan rrjeti MiddleEastNews.

FOTO GALERI
1/4
Grupi përdor veprimin e tij për të dëmtuar punën e kompanisë së armatimeve, dhe për të tërhequr vëmendjen te roli i Elbit në furnizimin e Izraelit me armë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA