Një 44-vjeçar nga Durrësi është marrë peng në makinë nga dy vëllezër.

Menjëherë pas denoncimit të tij, policia ka bërë të mundur kapjen e dy vëllezërve Aleksandër dhe Lalush Gecaj, 25 dhe 29 vjeç

44-vjeçari B.Sh banues në lagjen nr.13 të Durrësit tregoi në polici se ishte marrë pa dëshirën e tij në makinë nga dy vëllezër të cilët e  kishin çuar në zonën e Kënetës dhe e kishin  kërcënuar për motive të dobëta.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe tre aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA