Një hajdut i cili doli të ishte një intelektual, është arrestuar pasi gjatë një vjedhje në një shtëpi në Itali, u has me një libër për Luftën e Trojës nga shkrimtari Giovanni Nucci.
Ngjarja ka ndodhur në Romë , konkretisht në Vitoria. Hajduti 38-vjeçar ka hyrë në një shtëpi nga dritarja. Megjithatë, ai nuk arriti ta përfundojë punën e tij, pasi i interesoi një libër i vendosur në komodinë. Pak më vonë, siç shkruan Roma Today, 71-vjeçari i zoti i shtëpisë e ka gjetur të ulur në krevat dhe i zhytur duke lexuar librin.
Hajduti tentoi të arratisej, por u arrestua menjëherë nga policia, teksa mbante një çantë me rroba të stilit, të cilat me siguri i kishte vjedhur nga një vend tjetër. Ai ka pohuar në polici se është ngjitur në pallat për të vizituar një të njohur.
Lajmi për vjedhjen tërhoqi vëmendjen e autorit të “Zotave në orën gjashtë”, i cili analizon Iliadën nga këndvështrimi i perëndive. Nucci tha për mediat lokale se do të donte t’i dërgonte hajdutit një kopje për të përfunduar leximin.
Top Channel