Vrasje me armë zjarri në Shkodër/ Autori qëlloi në drejtim të viktimës dhe u largua në këmbë, rrethohet zona

30/08/2024 12:42

Një person mbeti i vrarë me armë zjarri në Shkodër pas një atentati nga një person ende i paidentifikuar.

Elis Rrashkadoli është viktima, i cili ishte duke pirë kafe në lokal në momentin që qëllua.

Ngjarja ndodhi në afërsi të rrugës “Isuf Sokoli” në Shkodër në  lokalin “Ish Gjuetari”, në lagjen Ahmet Haxhia.

Autori ende i paidentifikuar pasi e qëlloi me armë shënjestrën,  është larguar me shpejtësi në këmbë.

Gjatë kontrollit nga policia, e cila rrethoi zonën, në çantën e viktimës u gjet një pistoletë gati për qitje.

Viktima rezulton si pjesë e një grupi grabitësish në Belgjikë, ndërsa në vitin 2014 është arrestuar gjatë një operacioni në Shkodër.

Vijon ende puna për identifikimin dhe arrestimin e autorit, ndërsa pista kryesore e vrasjes dyshohet prishja e pazareve mes grupeve kriminale.

“Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Gjithashtu është ngritur një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit E. Rr., 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje. Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit”, sipas njoftimit zyrtar të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA