Vetëm më të ndërgjegjshmit për dietën mund të pikasin ushqimin ‘e pashëndetshëm’ mes morisë së frutave (fotot)

30/08/2024 18:33

Një ushqim i njohur por ‘më i pashëndetshëm’ se moria e frutave në figurë, duhet të pikaset nga përdoruesit në këtë iluzion të ri optik.

Loja zbavitëse me tematikë mirëqenieje vjen pasi një studim i rrjetit SunLife zbuloi se rreth 80 përqind e njerëzve nuk konsumojnë pesë racionet e përditshme të frutave e perimeve që trupi ka nevojë.

Studimi thoshte gjithashtu se britanikët për arsye të dietës, kishin probleme me kalimin e moshës, ndërsa vendet me dietat më të shëndetshme të ushqimit rezultonin Japonia, Suedia dhe Mesdheu.

Imazhi tregon një panoramë të mbushur me fruta që janë burimi kryesor i vitaminave, si kivi, mollë, banane, pjepër e mana të ndryshme.

Por një ushqim më pak i shëndetshëm se ato fshihet diku në figurë.

Nëse kontrolloni poshtë nga e majta do të shihni një copë djathi të fshehur mes portokallit e luleshtrudhes.

Klikoni në fotogaleri ku do te gjeni përgjigjen dhe gjithashtu disa iluzione të tjera zbavitëse, për të forcuar shikimin e përqendrimin tuaj./DailyMail/

FOTO GALERI
1/5
Pergjigje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA