Një 36-vjeçar u qëllua për vdekje me armë zjarri këtë të premte në Shkodër.
Elis Rrashkadoli është viktima, i cili ka qenë duke pirë kafe në lokal në momentin që qëllua.
Ngjarja ndodhi në afërsi të rrugës “Isuf Sokoli” në Shkodër në lokalin “Ish Gjuetari”, në lagjen “Ahmet Haxhia”.
Autori ende i paidentifikuar pasi e qëlloi me armë shënjestrën, është larguar me shpejtësi në këmbë.
Vijon ende puna për identifikimin dhe arrestimin e autorit, ndërsa pista kryesore e vrasjes dyshohet prishja e pazareve mes grupeve kriminale.
“Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Gjithashtu është ngritur një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.
Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit E. Rr., 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje. Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit”, sipas njoftimit zyrtar të policisë.
Top Channel