Top Channel ka siguruar foton e Flodian Plakut, vrasësit me tre emra i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas.
Rreth 5 muaj pas vrasjes mafioze në larushkë të Fushë Krujës, ku u ekzekutua në derë të banesës Gentjan Gejtja, policia e Tiranës identifikoi dhe shpalli në kërkim një prej ekzekutorëve një ditë më parë.
Bëhet fjalë për 41 vjeçarin Flodian Plakun i cili konsiderohet nga policia me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe me precedent të mëparshëm penal.
Për Plakun, i cili mban edhe mbiemrat Seriani dhe Mamo, i shpallur në kërkim që më 26 korrik, policia kreu disa aksione në Vlorë dhe në qytete të tjera për arrestimin e tij dhe kur të gjitha rezultuan të pasuksesshme.
41 vjeçari u shpall në kërkim ndërkombëtar.
Ka dyshime se ai ndodhet jashtë vendit prandaj uniformat blu me vendimit të gjykatës së Tiranës, kryen kontrolle në një agjenci udhëtimesh në Lezhë, ku janë administruar pajisje elektronike dhe dokumente me vlerë për hetimin.
Thellimi i hetimeve ngarkoi me veprën e vrasjes me dashje dhe Ilir Beqarajn të arrestuar disa ditë pas ngjarjeve.
Sipas hetuesve Beqaraj me makinën e Edison Haxhiut largoi autorët nga fshati “Hasan”, ku dogjën makinën, drejt Bubqit.
Ndërsa për Haxhiun rëndon vetëm akuza e ‘Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje’.
Gentjan Bejtja u qëllua me breshëri automatiku pasditen e 15 marsit. Më herët ai I kishte shpëtuar disa atentateve po kurrë nuk bashkëpunoi me autoritetet për të treguar se kush e donte të vdekur. Më 4 Korrik 2023, po në të njëjtin vend dhe me të njëjtin mekanizëm, atij iu vra kunati Ramazan Sino, 29 vjeç, dhe iu plagosën 2 djemtë e tij.
Top Channel