Sulmet ruse gjatë natës dëmtuan një biznes në rajonin Sumy dhe plagosën të paktën nëntë persona, ndërsa një objekt industrial në rajonin e Poltava u godit gjithashtu, thanë sot autoritetet lokale.
Një sulm ajror në qytetin verilindor të Sumit shkaktoi një zjarr të madh dhe autoritetet rajonale u kërkuan banorëve të qëndronin brenda me dritare të mbyllura. Një sulm me dron goditi një objekt industrial në Poltava pa shkaktuar viktima, tha guvernatori rajonal Filip Pronin.
Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se rrëzuan 12 nga 18 dronët e nisur nga Rusia gjatë natës në më shumë se pesë rajone të Ukrainës. Katër dronë të tjerë ranë në territorin ukrainas.
Rusia përdori gjithashtu një raketë Iskander-M në sulmin e saj, shtoi Forcat Ajrore të Ukrainës.
Top Channel