Në vazhdën e përplasjeve disa mujore për çështje të ndryshme, tani Kina dhe SHBA duket se po hedhin hapa drejt zbutjes se tensioneve mes tyre.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA, Jake Sullivan u shfaq mjaft i përzemërt në takimin me presidentit kinez Xi Jinping, që u mbajt në Sallën e Madhe të Popullit në kryeqytetin kinez, ku u premtua një dialog i nivelit më të lartë.
Një takim mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe Xi është planifikuar në javët në vijim.
Ai mund të zhvillohet në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) ose në takimin e G20-ës në nëntor. Sullivan i tregoi presidentit kinez se Biden preferon një marrëdhënie pa konflikte.
“Jemi të përkushtuar të ruajmë diplomacinë e nivelit të lartë. Presidenti Biden kërkon mbajtjen e komunikimit strategjik të nivelit të lartë, që konsiderohet është thelbësor për menaxhimin me përgjegjësi të marrëdhënieve”, thotë Sullivan.
Presidenti Xi u duke se pajtohej edhe ai me këtë ide.
“Në këtë botë të ndryshueshme dhe të trazuar, vendet kanë nevojë për solidaritet dhe koordinim, jo për margjinalizim dhe regres. Shpresojmë që SHBA-të të bashkëpunojë me Kinën që të takohen me njëra-tjetrën në gjysmë të rrugës”, shprehet presidenti kinez.
Temat e diskutimit të Sullivanit përfshinin disa pika të nxehta, të tilla si Tajvani, sulmi rus ndaj Ukrainës dhe Deti i Kinës Jugore.
Sullivan deklaroi gjithashtu se asnjë marrëveshje për tregtinë nuk ishte arritur midis SHBA-së dhe Kinës.
Megjithatë, ai u përpoq të reduktonte tensionet në këtë pikë: “Unë mendoj se dialogu është shumë i dobishëm sepse sqaron shqetësimet e të dyja palëve dhe na jep mundësinë të shpjegojmë se çfarë po bëjmë”, u shpreh ai.
Top Channel