Sezon mahnitës në Digitalb, kampionatet më të bukura në botë/ Oferta zgjat deri më 31 gusht

30/08/2024 12:38

Kombëtarja e Shqipërisë do të nisë aventurën e saj në Ligën e Kombeve këtë shtator, në një rrugëtim ku do të ketë bashkudhëtar dhe Digitalb.

Emocionet e kuqezinjve do të vijnë në ekrani e SuperSport nga kudo ku do të frymohet shqip. Bashkë me ta edhe përfaqësuesja e Kosovës, që nis një cikël të ri. Në platformën e të gjithë shqiptarëve do të vijnë dhe yjet kombëtareve më prestigjioze në kontinent, si Italia, Spanja, Anglia, Franca, Holanda etj.

Natyrisht, do të vijojë magjia e Premier League, La Liga e Bundesliga, me përballjet e titanëve, që do të vijnë javë pas jave në ekranin e SuperSport. Manchester United-Liverpool e Manchester City-Arsenal në Angli, derbi i Madridit, Atletico-Real në Spanjë dhe Bayern Munchen-Bayer Leverkusen në Gjermani do të ndezin kampionatet më elitare në Europë, që në javët e para.

Në mesin e muajt do të nisë Europa dhe Conference League, dy kometicionet e UEFA-s që do të vijnë me një format krejtësisht ndryshe, e që do të sjellë shumë emocione.

Digitalb ka startuar një sezon mahnitës në çdo kanal, me filma seriale dokumentare, programe për fëmijë show e spektakël në gjitha kanalet shqiptare dhe të Kosovës.

Platforma televizive e të gjithë shqiptarëve është prezentë kudo, nëpërmjet transmetimeve Tokësore, Satelitore dhe Stream përmes internetit me Aplikacionin Digitalb, i cili mund të aksesohet deri në 3 ekrane njëkohësisht… në të gjithë botën.

Nxitoni të përfitoni sa më parë me ofertën e këtij sezoni me ulje çmimesh deri në 40% për të gjitha paketat e abonimit.

Oferta zgjat deri në datën 31 gusht!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA