Ngjarje e rëndë në Maliq! 71-vjeçari tenton të përdhunojë një vajzë 9-vjeçare në këndin e lojërave

30/08/2024 08:47

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, ku një 71-vjeçar ka tentuar të përdhunojë një 9-vjeçare.

Sipas deklarimeve, i moshuari Pëllumb Lamçe, 71 vjeç, banues në fshatin Sheqeras ka marrë 9-vjeçaren veçmas nga këndi i lojërave.

Mësohet se ka qenë një vajzë tjetër më e rritur në moshë, që i ka parë në këndin e lojërave tek shkolla e fshatit dhe ka ndërhyrë menjëherë për të larguar të moshuarin.

Sipas banorëve, i moshuari ka qenë i martuar, me dy fëmijë, bashkëshortja me fëmijët jetojnë jashtë vendit, ndërsa ai jetonte i vetëm në shtëpi.

71-vjeçari ra në prangat e policisë, ndërsa ka nisur edhe hetimi për rastin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA