I burgosuri që u arratis në mbajtësen e qenit, vdes papritur prapa hekurave në SHBA (fotot)

30/08/2024 18:15

Një i burgosur që dikur ishte arratisur duke u fshehur brenda transportueses së qenve dhe më pas u kthye në film, ka vdekur dje në moshën 45 vjeçare në Arizona, SHBA.

John Manard kishte arritur të arratisej nga burgu i Lansing, Kansas, në vitin 2006, ku po kryente dënimin me burg te përjetshëm për një vrasje në Kansas City.

Asokohe 27-vjecari kishte nisur një lidhje romantike me Toby Dorr, një 47-vjeçare e martuar që punonte duke ndihmuar të burgosurit të përgatisnin kafshët për adoptim.

Dorr e cila hynte e dilte shpesh nga burgu me qentë e saj në arka transportuese, më 12 shkurt 2006, fshehu Manard në arkën plastike ku duhet të mbante qente në automjetin e saj, dhe më pas e largoi nga burgu. Zyrtarët thonë se ajo përfitoi nga besimi që i ishte dhënë teksa kryente programin e ndihmës me të burgosurit.

Roja që ishte njohur Dorr teksa kalonte, nuk kreu kontrollin e mjetit të saj.

Dyshja ishin kapur 12 ditë më vonë në Tennessee, rreth 120 km më në jug. Historia u bë frymëzimi për filmin ‘Jailbreak Lovers’(Të dashurit e arratisjes).

Pas arrestimit të gruas bashkëshorti i saj kërkoi divorcin, por pasi kre dy vite burg për rolin e saj nearratisjen, ajo më vonë u rimartua.

Në një nga intervistat Dorr pretendon se Manard i kishte kërkuar t’i sillte një Bibël, të cilën bashkë me bashkëshortin kishin pranuar t’ia sillnin.

“Shumë nga bisedat tona ishin histori bilike,” ka thënë ajo, ndërsa me bashkëshortin aktual kishin ftuar Manard për një bisedë në rrjet me lidhje direkte nga burgu.

Por kjo nuk u realizua prej vdekjes së papritur të të burgosurit.

“John është më në fund i lirë,” shkruante Dorr duke njoftuar vdekjen e Manard, para se ai të merrte pjesë në intervistën online.

Zyrtarët nuk kanë dhënë informacion mbi shkaqet e vdekjes por thanë se po hetohet nga mjekësia ligjore e Arizona, shkruan rrjeti The Independent.

FOTO GALERI
1/4
John Manard me qenin dhe te dashuren Toby Dorr, ne dhjetor 2005

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA