“Gjeni një zgjidhje për rrugën e Komanit”/ Arqipeshkëvi i Shkodër-Pult: E pasigurt për jetën e vendasve

30/08/2024 12:27

Në prag të mbylljes së misionit si arqipeshkëv metropolit i Arqipeshkvisë Shkodër-Pult, imzot Angelo Massafra kërkon nga autoritetet vendore t’i japin zgjidhje përfundimtare problemit të qindra banorëve për rrugën e paasfaltuar të Komanit, por edhe të turistëve që kalojnë përmes saj.

“Është katastrofike dhe e pasigurt për jetën e vendasve dhe është shumë e rrezikshme edhe për shëndetin e punëtorëve të hidrocentralit! Mijëra turistë çdo ditë kalojnë atë rrugë për të shkuar në Fierz, në Valbonë dhe në Lumin Shalës… dhe jo vetëm turistët por edhe banorët e zonës”, thotë Massafra.

Imzot Angelo Massafra thotë se që prej vitit 1992 pasuritë nëntokësore në këto zona janë shfrytëzuar masivisht.

“Prandaj natyrshëm Ju pyes: Çfarë kthimi (përfitimi) ekonomik, për pasuritë të shfrytëzuara, kanë patur deri tani familjet që banojnë në ato zona ose do të kenë në të ardhmen?”, shton ai.

Mungesën e investimeve, Arqipeshkëvi e lidh edhe me emigrimin e shumë banorëve të kësaj zone. Për ta mbyllur ankesën, imzot Angela Massafra zgjodhi fjalët e Papa Franceskut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA