Bashkëshortja modele e një spiuni ukrainas të arrestuar në Rusi, përballet tashmë shumë vite burg në gulagët e Vladimir Putin, për “financim sabotazhi”.
28 Viktoria Shinkaruk, akuzohet si agjente ukrainase pasi la 1000 dollarë në një kosh supermarketi “që të përdoreshin nga terroristët ukrainas” që punonin për Kievin, sipas prokurorëve.
E reja pretendon se nuk e dinte për çfarë shërbenin paratë dhe se nuk kishte qëllim të kryente asnjë akt terrorist.
Ndërkohë më herët bashkëshorti i saj Evgeny Kisel, 35 vjeç, është arratisur nga arresti shtëpiak drejt Ukrainës, pasi përballje me akuza trafiku drogash.
Rrjeti britanik The Sun shkruan se Shinkaruk po gjykohet nga një gjykatë ushtrake në Rusi sipas ligjeve të ashpra të terrorizmit.
Ajo shihej e prangosur teksa shoqërohej nga një oficere femër.
Prokurorët rusë thonë se Shinkaruk është “pjesë e një komuniteti terrorist me qëllime të kryenin sulme,” shkruan agjencia shtetërore TASS.
28-vjeçarja postonte shpesh foto tërheqëse të vetes, ndërsa punonte me agjencitë kufitare ruse të Belgorod deri para arrestimit.
Shinkaruk mbahet në burgun e Lefortovo pasi ka marrë 22 muaj paraburgim deri në gjykimin e çështjes.
Një i afërm i saj tha për mediat: “Ajo nuk do të bënte kurrë gjë kundër Rusisë, është një person i qetë, nuk është e çmendur. Bashkëshorti i saj organizoi transferimin e parave dhe ajo i besoi.
Prokurorët rusë ende nuk kanë emëruar bashkëpunëtorët e supozuar të çiftit, të cilët gjithashtu janë akuzuar për trafik eksplozivësh e aktivitet terrorist.
Lideri Putin raportohet se është i fiksuar me spiunazhin dhe kundër-inteligjencën, qe prej fillesave të tij si oficer i KGB, ku besohet se vartësve u instalohet një pikëpamje dyshimi e gënjeshtre si mjeti më i nevojshëm në profesionin e tyre, shkruan The Sun.
Top Channel