A do të marrë pjesë opozita në komisionin Xhafaj? Çfarë paralajmëron Berisha për prokurorët: I bën radiografinë Dumanëve që të mos fshehin më…

30/08/2024 22:21

Teksa prej muajsh në Kuvend është ngritur një komision i posaçëm parlamentar për të bërë reformat anti-korrupsion dhe që kryesohet nga ish ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, opozita duket se po ecën në një tjetër linjë.

Pakica parlamentare e ka bojkotuar deri tani pjesëmarrjen në komisionin “Xhafaj”, por ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur në publik një tezë të re. Në një deklaratë për mediat nga shtëpia e tij, e transmetuar live në rrjetet sociale. Berisha ka folur për herë të parë për “një komision të të vërtetës”, që sipas tij do të bëjë radiografinë e sistemit të drejtësisë në vend.

“Krijimi i komisionit të së vërtetës është rruga e vetme për të bërë radiografi, në mënyrë që Dumanër, Gjoka, gjykatës, prokurorë kriminelë të mos mund t’i fshehin qytetarëve shqiptarë krime të shëmtuara të deputetëve të tyre, ministrave të tyre, kryeministrit të tyre”, tha Berisha.

Lideri demokrat e vijoi më tej propozimin e tij duke thënë  se ky komision do të jetë pjesë e programit të PD-së.

“Vetëm krijimi i një komisioni të së vërtetës që do të jetë pjesë integrale e programit të PD do mund të ndajë në mënyrë përfundimtare Shqipërinë nga bota e krimit shtetëror-qeveritar të sotëm”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA