Stonehenge vazhdon t`i befasojë shkencëtarët: Studimi më i fundit rreth strukturës prehistorike ka përmbysur të kuptuarit e origjinës së monumentit misterioz britanik duke sugjeruar se njëri nga gurët e tij qendrorë është transportuar përmes detit nga Skocia veriore.
Zbulimet tregojnë se guri ranor i sheshtë prej 5 metrash katrorë dhe peshë 6 ton, në fakt duhet të ketë udhëtuar në një distancë më shumë se tre herë më të madhe nga sa mendohej deri tani.
Guri neolitik me moshë 5000 vjeçare është një thesar i trashëgimisë arkeologjike britanike që vizitohet nga më shumë se 1 milionë njerëz në vit. Ai është një vend për të festuar solsticin çdo vit dhe së fundmi ka qenë objekt i protestave ambjentaliste mjaft të debatuara.
Sesi është ndërtuar struktura monolitike, kjo deri më sot, ende nuk është qartësuar plotësisht. Për një kohë të gjatë ishte menduar se gurët qenë transportuar nga depozitat e Mynydd Preseli në brigjet perëndimore të vendit për 225 kilometra për të ndërtuar Stonehenge.
Ndërkohë, një raport i vitit të fundit nga Universiteti i Aberystëyth zbuloi përbërjen e Gurit të Altarit që është tërësisht i ndryshëm nga gurët ranorë të Uellsit dhe autorët e studimit supozojnë se e ka origjinën nga Britania Veriore.
Top Channel