Tërmeti i fuqishëm ‘godet’ El Salvadorin/ Videot e frikshme të banesave që shkunden

29/08/2024 09:49

Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi brigjet e El Salvadorit të mërkurën, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, megjithëse nuk ka raporte të menjëhershme për vdekje ose dëme.

Tërmeti ishte me qendër në Oqeanin Paqësor, 60 km në jug-jugperëndim të qytetit Salvadoran të La Libertad në një thellësi prej 33.9 km, tha USGS.

Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) gjithashtu e përcaktoi magnitudën në 6.1.

Dëshmitarët kanë thënë për Reuters se e ndjenë tërmetin në kryeqytet, San Salvador, si dhe në Guatemalën fqinje.

Agjencitë e fatkeqësive të të dy vendeve thanë se po monitoronin zhvillimet pas tërmetit dhe do të raportonin çdo dëm apo ndonjë lëndim, nëse ka ndonjë të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA