“Të bëhem prind”/ Stresi në kërkim të nënës së fëmijëve: S’do gjejmë nuse në TikTok…

29/08/2024 16:47

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, është aktiv në rrjetet sociale, pavarësisht se ndodhet në arrati dhe autoritetet në Kosovë janë në kërkim të tij.

Reperi në Instastory ka publikuar një ‘Ask’ ku ndjekësit i kanë dërguar pyetje të shumta dhe ai u është përgigjur disa prej tyre. I pyetur se cilat janë planet e tij ai është shprehur se dëshiron të ketë fëmijë, por i duhet ende kohë për të gjetur partneret e tij duke ironizuar kështu vajzat që janë pjesë e videove live në Tik-Tok.

“Të bëhem prind, por do punë puna.. S’do gjejmë nuse në TikTok Live duke bërë lule lule like like avion avion luan luan”.

Ai ka publikuar edhe një video në Instagram ku shfaqet duke shëtitur me makinë dhe shkruan “Rrugës për …”, duke ngjallur reagime të ndryshme nga ndjekësit. Në sfond të videos dëgjohet kënga “Arsenal” e këngëtarit Fero.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA