Një avion i linjave amerikane United Airlines që vinte nga Cancun në Meksikë, me destinacion Chicago, u detyrua të bënte ulje emergjence në aeroportin e Tennessee pasi disa pasagjerë ishin plagosur në bord gjatë një turbulence ajrore.
Mediat amerikane thonin se avioni tip Boeing 737-900, i ngritur nga Cancun, ishte mbi Louisiana kur pësoi dridhjet e forta. Mjeti u detyrua të ulej në Memphis, Tennessee, nga ku një pasagjer u dërgua në spital kurse të dëmtuarit e tjerë nuk kishin nevojë për trajtim spitalor.
Një zëdhënës i linajve United tha për mediat lokale: “Jemi mirënjohës për ekuipazhin që siguroi mirëqenien e punonjësve dhe klientëve, teksa së shpejti avioni pritet të niset për në destinacionin e tij, Chicago.”
Zhvillimi vjen teksa në mars, një tjetër avion i linjave United Airlines që fluturonte drejt New Jersey, u detyrua të ulej në New York rreth 100 km më në veri prej turbulencave të papritura që plagosën disa pasagjerë.
Në atë episod moti ishte i kthjellët por me erë të fortë. Fatmirësisht nuk pati pasoja serioze për rreth 320 pasagjerët që udhëtonin në mjetin gjigant teksa vetëm disa prej tyre u dërguan në spital për mbikqyrje, shkruan rrjeti vendas News 12.
Top Channel