Redaktorja qe mbulon temat e udhëtimeve, kulturës dhe ushqimit në revistën Forbes, Rebeka Ann Hughes, ka renditur Shqipërinë si një nga 5 vendet, ku plazhet nuk janë të tej mbushura dhe në këtë mënyrë janë interesante për pushuesit.
Ajo tregon të dhënat e një studimi të kryer nga linja hungareze e udhëtimeve Wizz Air e cila synon të drejtojë pushuesit drejt plazheve më pak të mbushur me njerëz.
Kompania analizoi 50 vende europiane dhe plazhet e tyre kryesore. Më pas ata përdorën një llogaritje që përfshinte matjen e plazhit, ndarjen e zonës së tij me madhësinë e një peshqiri plazhi dhe më pas duke e ndarë atë me numrin mesatar të vizitorëve ditorë për të dhënë një vlerësim se sa hapësirë ofron çdo plazh për person.
“Ndërsa shumica prej nesh janë të njohur me destinacionet ikonë të plazhit të Evropës si Ibiza, Tenerife Algarve, ka shumë xhevahire bregdetare që shpesh kalojnë pa u vënë re nga udhëtarët,” thotë András Rado, kreu i komunikimit të transportuesit.
“Nga një liman i izoluar dhe i pacenuar në Kroaci në një shtrirje të fshehur me rërë në Shqipëri, ka shumë vende plazhi më pak të njohura ku mund të çlodhesh, larg turmave plot zhurmë.” Studimi e vendos Plazhin e Durrësit në qytetin historik të Durrësit në Shqipëri si plazhin më pak të mbipopulluar nga të gjithë ata të hulumtuar. Pavarësisht se është një nga pikat bregdetare më të njohura në Shqipëri, ai ende ndihet i qetë.
Llogaritjet e Wizz Air zbulojnë se çdo vizitor ka hapësirë të bollshme. Shqipëria është kthyer në një destinacion kryesor për udhëtarët në vitin 2024 që kërkojnë peizazhe më pak të këndshme. Vendi ka shumë natyrë të egër për t’u eksploruar dhe çmime buxhetore.
Top Channel