Qukës-Qafë Plloçë drejt përfundimit! ARRSH publikon pamjet: Segmenti 3 ka përfunduar 66 për qind, pritet të dorëzohet në 2025

29/08/2024 16:22

Në segmentin e tretë të aksit rrugor Qukës – Qafë Plloçë, po vijojnë punimet, ndërsa deri tani janë kryer 66 % e punimeve fizike.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se aktualisht në këtë segment po punohet për formimin e trupit të rrugës në mbushje dhe gërmim, punime të cilat janë drejt përfundimit.

Paralelisht vijon puna gjatë gjithë gjatësisë së rrugës për mbrojtjen dhe sistemimin e skarpatave me rrjeta.

Projekti bazë për ndërtimin e tre loteve të aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçë është hartuar vite më parë, por për shkak të problemeve me projektin, ku u panë mospërputhje mes projektit dhe terrenit, punimet për përfundimin e rrugës u vonuan.

Ky projekt përmirëson parametrat e rrugëtimit dhe bën të mundur aksesimin e trafikut, që kalon ndërmjet Korridorit 8 nga aksi rrugor Tiranë-Elbasan me pjesën e juglindjes, si dhe shkurtimin e distancave me pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, qytetin e Korçës dhe më tej.

Segmenti i parë dhe segmenti i dytë do të dorëzohen në dhjetor të vitit 2024, ndërsa segmenti i tretë pritet të përfundojë deri në mars të vitit 2025.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA