Me shtëpi 5 vite pas tërmetit/ Përfundon rindërtimi në Spitallë, hidhet shorti për apartamentet e reja

29/08/2024 15:13

Ka nisur në Durrës, këtë të enjte, hedhja e shortit dyditor për shpërndarjen e 345 apartamenteve të para 2+1 në lagjen e re të ndërtuar në Spitallë të Durrësit për familjet e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019.

Emocione dhe lot gëzimi në sytë e atyre që më në fund do të kenë një shtëpi të re pas viteve të vështira që pasuan tërmetin shkatërrues të 26 nëntorit.

Tërmeti me epiqendër Durrësin la mijëra familje pa strehë. Në lagjen e ndërtuar me fonde të Emirateve të Bashkuara Arabe janë ndërtuar 85 pallate me 996 apartamente që do të ofrojnë një mundësi të re jetese për afro 1 000 familje të prekura nga fatkeqësia natyrore që goditi qytetin pesë vite më parë.

Më 2 shtator do të hidhet shorteu për 154 apartamente të tjera 1+1 në këtë lagje dhe më pas do të shpërndahen edhe apartamentet 3+1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA