Fotoja zbulon skandalin e rëndë! Edukatorja mban djalin e vogël autik mes këmbëve dhe e detyron të mësojë, 3-vjeçari qan dhe tenton të largohet  

29/08/2024 17:46

Një mësuese e shkollës fillore në Florida është arrestuar pasi dyshohet se kishte mbajtur një fëmijë autik 3-vjeçar të shtrirë në tokë, duke i fiksuar i shtrënguar kokën me këmbët e saj, duke i bërë mësim.

Vilma Otero, 59 vjeçe, është akuzuar për abuzim të fëmijëve pasi një paraedukatore dëshmoi incidentin në klasën e saj në shkollën fillore Forest Lake në Volusia County.

Teksa shikonte nëpër dhomë, dëshmitarja pa të voglin mes këmbëve të saj duke e shtrënguar që të mos lëvizte. Më pas fëmija ka nisur të bërtasë dhe të qajë, duke kërkuar që të largohet.

Dëshmitarja e tmerruar ka mundur të kapë një foto të momentit, të cilën më pas e ka dorëzuar në polici.

Sipas Fox35, e akuzuara mohoi ta kishte keqtrajtuar të voglin, por se sipas saj po e mbante në atë mënyrë që t’i tërhiqte vëmendjen teksa i tregonte mësimin në librin që kishte në dorë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA