Festivali “koko fest”! Mbahet në Korçë edicioni i 11 i festivalit të komedisë

29/08/2024 12:43

Koko Fest ka nisur edicionin e tij të 11- të. Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë ka çelur këtë edicion me trupën teatrale të Korçës shfaqjen “Vassa Zheleznova” të shkrimtarit rus Maksim Gorki, një nga veprat e dramaturgjisë klasike botërore e cila vihet për herë të parë në skenën shqiptare nga regjisori Enke Fezollari.

Pjese e aktorëve të talentuar të Korçës iu bashkuan dhe aktorja shkodrane Rita Gjeka dhe aktori nga Tirana Urim Aliaj.

Drejtorja e Artit dhe Kulturës në Korçë, Zamira Kita thotë se vënia në skenë e kësaj vepre është emocion dhe përgjegjësi mjaft e madhe. Aktorja Rita Gjeka e cila është në rolin e një personazhi mashkull tregon se është nje eksperiencë e re për të.

Ilda Pepi tregon emocionet ndërsa ndihet e lumtur që një ndër rolet iu besua asaj nga regjisori, teksa sipas saj frika më e madhe është të kesh frikë nga njeriu.

Përgjatë tetë netëve publiku artdashës korçar do të ketë mundësinë të ndjekë shfaqjet teatrale me komeditë më të bukura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA