Aksident tragjik në Bulqizë, 16-vjeçari me motor i merr jetën të moshuarës

29/08/2024 14:39

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 28 gushtit në Bulqizë, ku humbi jetën 82-vjeçarja me inicialet S.M.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ostren, rreth orës 23:40, ku një 16-vjeçar me motor ka aksidentuar të moshuarën, e cila si pasojë e plagëve të marra, nuk ka arritur të mbijetojë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policia identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisariat për veprime të mëtejshme 16-vjeçarin, ndërsa motomjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA