Pamje nga vendngjarja

Një aksident me pasojë dy të plagosura raportohet këtë pasdite në aksin rrugor “Lezhë-Rrilë”.

Sipas policisë, rreth orës 14:00, automjeti me drejtuese 36-vjeçaren me iniciale E. Gj., 36 vjeçe u përplas me automjetin me drejtues 67-vjeçarin çek, me iniciale L. F.

Për pasojë, e plagosur mbeti shoferja në makinën e parë dhe pasagjerja që ndodhej në mjet me të. Të dyja janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, ka nisur hetimi për aksidentin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA