Lirohet themeluesi i Telegram, Pavel Durov, i drejtohet gjykatës për t’u marrë në pyetje

28/08/2024 15:30

Themeluesi i Telegram, Pavel Durov u lirua nga paraburgimi në Francë dhe u transferua në gjykatë për t’u marrë në pyetje përpara një aktakuze të mundshme, raporton CNN, duke cituar prokurorët atje.

Miliarderi me origjinë ruse doli nga zyra kundër mashtrimit jashtë Parisit me një automjet policie këtë të mërkurë pasdite.

39-vjeçari u arrestua të shtunën rreth orës 20:00 sapo zbriti nga avioni i tij privat në aeroportin Lë Burget, në periferi të Parisit.

Sipas mediave franceze, Durov u vendos në paraburgim në bazë të një mandati nga drejtësia franceze, me dyshimin se mungesa e moderimit, bashkëpunimi me organet e zbatimit të ligjit dhe mjetet e ofruara nga kompania e mesazheve të koduara Telegram, e bën atë bashkëpunëtor në trafik droge, krime ndaj të miturve dhe mashtrim. Mandati ishte i vlefshëm vetëm për territorin francez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA