Europa në gatishmëri për sulmin e ri të lisë së majmunit! Përhapet përmes kontakteve seksuale dhe… Ja simptomat

28/08/2024 10:38

Sipas ekspertëve, është vetëm çështje kohe që të identifikohen edhe raste të tjera të variantit të ri ngjitës të virusit të lisë së majmunit (mpox Clade Ib) në Evropë, pas rastit të parë të importuar të raportuar në Suedi një javë më parë.

Sipas profesorit të epidemiologjisë grek Dimitris Paraskevi , “virusi transmetohet kryesisht nëpërmjet kontaktit seksual ose kontaktit fizik shumë të ngushtë”, ndërsa për simptomat ai thekson se “ato përfshijnë ethe, dhimbje koke, mialgji, dhimbje shpine, limfadenopati, të dridhura dhe rraskapitje dhe në shumicën e rasteve janë të lehta. Në gratë shtatzëna, fëmijët e vegjël, njerëzit me imunosupresion sëmundja mund të jetë serioze. Skuqja karakteristike zakonisht shfaqet 1 deri në 5 ditë pas fillimit të simptomave.’

Lloji i ri është përgjegjës për 95% të rasteve të këtij viti të sëmundjes në Republikën Demokratike të Kongos dhe vende të tjera afrikane dhe karakterizohet si një patogjen më ngjitës dhe më virulent.

Megjithatë, autoritetet evropiane dhe kombëtare besojnë se nëse zbatohen direktivat dhe planet e veprimit, është vetëm çështje kohe dhe parandalimi i përhapjes së virusit. Informacioni, mbikëqyrja, kontrolli dhe diagnostikimi i hershëm, gjurmimi i kontakteve, vaksinimi, trajtimi, janë mjetet e aktivizuara për të menaxhuar virusin mpox, si në çdo kërcënim shëndetësor.

Dy vjet më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e karakterizoi shpërthimin e infeksionit jashtë Afrikës (virusi mpox qarkullon në vendet e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore) si një shpërthim të rasteve të shtrirjes ndërkombëtare në vendet jo-endemike, ndërsa tani ka shpallur mpox, si një emergjencë globale shëndetësore. Britania e Madhe, Spanja dhe Portugalia ishin vendet e para evropiane që kanë regjistruar raste të sëmundjes në rrugën e saj nga Afrika në Evropë (gjithsej rastet i kaluan 22,000 në Kontinentin e Vjetër).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA